Humbi jetën fëmija, pasi një person e shtyu para trenit

Një djalë 8-vjeçar ka humbur jetën në stacionin kryesor në Frankfurt të Gjermanisë pasi një person e shtyu para një treni të shpejtë, transmeton Anadolu Agency.

Policia tha se i dyshuari, një 40-vjeçar nga Eritrea, u arrestua gjatë përpjekjes për të ikur nga stacioni.

Dëshmitarët okularë u thanë mediave lokale se i dyshuari e shtyu në fillim nënën e djalit në binarë, por ajo arriti të ikë.

Pas shtyrjes së fëmijës në binarët e trenit, i dyshuari po ashtu u përpoq të shtynte një person të tretë para trenit.

Motivi i të dyshuarit mbetet i paqartë ndërsa policia tha se sipas një hetimi paraprak fëmija dhe nëna e tij ishin të panjohur për atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button