Brenda rezidencës mahnitëse më të re të Ronaldos (FOTO)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka fituar miliona nga futbolli duke qenë një nga sportistët më të mirë e më të paguar për rreth 15 vite.

Sipas Forbes’it, ai është atleti i dytë më i paguar në botë dhe ka një pasuri rreth 400 milionë euro, transmeton koha.net.

Ronaldo njihet që shpenzon shumë në super vetura, e ka një koleksion milionësh të tyre si dhe ka në pronësi një numër të madh pronash në të gjithë botën.

Cristiano Ronaldo tani koleksionit 40 milionë eurosh të pronave të tij, i ka shtuar edhe një rezidencë mahnitëse 1.5 milionë euro.

Rezidenca e re e tij ka katër dhoma, palestër private, kinema e një pishinë ‘infinity’ ndërsa gjendet në qytetit bregdetar Marbella në Spanjë.

Ronaldo tani do të bëhet komshi me boksierin Conor McGregor, të cilët edhe janë shokë e janë stërvitur disa herë bashkë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button