Zaev: Regjistrimi i popullsisë në terren do të jetë nga 12 prilli deri më 30 prill

Në konferenën para gazetarëve, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u përgjigj edhe për temën tashmë aktuale, regjistrimin e popullsisë. Ai u shpreh i vendosur se nuk do të ketë anulim të regjistrimit, transmeton Portalb.mk.

“Familja që hyn në regjistrim është çdo familje e cila jeton këtu ose është shpërngulur prej vendit jo më gjatë se një vit. Secili që është jashtë më shumë se një vit, regjistrohet por nuk hyn tek familjet, ndërsa do të regjistrohet si diasporë, si familje apo qytetar i cilin jeton jashtë vendit”, sqaroi Zaev.

Ai theksoi se nga ajo që ka informacion nga drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, nuk ka  vërejtje thelbësore nga opozita.

“Patjetër që do të ketë regjistrim vitin e ardhshëm. Nëse mbahej regjistrimi në vitin 2011 mundet edhe të kishte bazë që regjistrimi të anulohej për vitin 2021, por nuk u mbajt. Nuk ka anulime të regjistrimit”, tha Zaev.

Zaev sqaron se tani procesi i regjistrimit të popullsisë është te çështjet teknike, duke shtuar gjithashtu se në dy vitet e fundit i merr të dhënat nga MPB-ja dhe dihet në çdo moment se kush  është më shumë se dy vite jashtë vendit.

“Gjërat janë të qarta, vetëm duhet që të ulemi dhe t’i jepet dritë jeshile sepse para regjistrimi si pilot projekt kaloi me sukses. Tani presim që vetë ligji të kalojë në Kuvend  që të mund të  sigurohen kompjuterët. Regjistrimi në terren do të jetë nga 12 prilli deri më 30 prill të vitit vijues, deklaroi kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button