Haradinaj: Diaspora nuk e harroi atdheun e tyre

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, organizoi sot një pritje për kosovarët që jetojnë në diasporë në kuadër të “Ditëve të Diasporës 2019”, të cilët gjatë korrikut dhe gushtit i organizon Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, raporton Anadolu Agency.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të diasporës, të cilët i pranoi në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Haradinaj i falënderoi ata për shkak se nuk e harruan atdheun e tyre.

“E vërteta është se në Kosovë kemi disa sfida dhe nuk kemi përfunduar të gjitha punët në vend, por ne do t’i përfundojmë ato. Kosova duhet të përfundojë shtetësinë e saj, të bëhet anëtare e OKB-së dhe NATO-s. Duhet së pari të përgjigjet në interesat e qytetarëve të saj dhe pastaj të jetë një mike e mirë me miqtë dhe të mos lejojë që të dështojë”, tha Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje rikujtoi se edhe vetë ai ka jetuar për 10 vjet në diasporë ku punonte si punëtor dhe kuptoi plotësisht se çfarë do të thotë të jetosh në diasporë. Ai tha se e kuptoi sfidën e jetesës jashtë vendit dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, të gjuhës dhe kulturës.

Haradinaj theksoi se Kosova kurrë nuk e harroi diasporën, jo vetëm për shkak të ndihmës financiare që ata sjellin në vend, por për shkak se janë “gjaku ynë, familja dhe populli i këtij vendi”.

Më pas Riza Shaqiri, një shkrimtar nga Suedia, ia dorëzoi Haradinajt disa prej librave të tij të botuar në suedisht, anglisht dhe shqip.

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës 2019”, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizoi një sërë aktivitetesh për kosovarët nga diaspora, nga takimet me investitorë potencialë, përmes panaireve të punës së dorës, deri tek koncerte për fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button