Po rritet shpërngulja e banorëve të Maqedonisë së Veriut në Gjermani

Viti rekord me shpërngulje 2015, ende nuk është arritur, por numri i shtetasve të Maqedonisë që po shpërngulen në Gjermani nga viti në vit po rritet përsëri, tregojnë të dhënat nga Byroja gjermane e Statistikave, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Në vitin 2018, gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë e kanë kërkuar lumturinë e tyre në Gjermani. Prej tyre, 7.812 kanë mbetur atje edhe në vitin aktual, ndërsa 10.666 janë kthyer në atdheun e tyre. Krahasuar me vitin paraprak 2017, numri neto i atyre që kanë mbetur për të punuar dhe jetuar në Gjermani është rritur për 30 për qind. Viti rekord me shpërngulje 2015 ende nuk është arritur, por numri i shtetasve të Maqedonisë që po shpërngulen në Gjermani nga viti në vit po rritet përsëri, tregojnë të dhënat nga Byroja gjermane e Statistikave. Numri bruto i shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë aplikuar për territorin gjerman në të dy vitet është relativisht e njëjtë (18.478 në vitin 2018 kundrejt 18.235 në vitin 2017), por po rritet numri i atyre që kanë mbetur në Gjermani. Në vitin 2017 ai numër ka qenë 6.000 persona.

Statistikat gjermane tregojnë një rritje dramatike të numrit të emigrantëve nga Maqedonia që ka filluar nga viti 2011. Atëherë në atë vend kishin ardhur 5.679 emigrantë, por vetëm 495 kanë mbetur. Vitin tjetër, 2012, shënohet rritje drastike. Nga më shumë se 11.000 emigrantë, pak më pak se gjysma kanë mbetur në Gjermani- përkatësisht 5.351. Në vitin 2013, rritja vazhdon me 14.000 emigrantë të ri banorë dhe më shumë se 5 mijë të cilët kanë mbetur.

Në vitin 2014, shifra u stabilizua me një rritje të lehtë, por në vitin 2015 erdhi deri te “bumi” i emigrimit nga Maqedonia. Atëherë u arrit rekordi i pothuajse 25 mijë qytetarëve të Maqedonisë. Gjysma e tyre ka mbetur në Gjermani. Trend negativ, sa i përket atyre që janë kthyer në vendlindje se sa janë shpërngulur është regjistruar vetëm në vitin 2016. Atë vit kishte ka 14 mijë emigrantë të ri në Gjermani, por edhe pothuajse 17.5 mijë të kthyer në vendlindje. Ndërkohë, numri i shtetasve të Maqedonisë në Gjermani tejkalon 100 mijë persona.

Gjithsej, në vitin 2018, në Gjermani kanë migruar 400,000 njerëz, që është rënie e lehtë krahasuar me vitin paraprak. Rreth 260 mijë gjermanë janë shpërngulur nga vendi, që paraqet rritje krahasuar me 12 muajt e mëparshëm, kur nga vendi janë shpërngulur 249,000 qytetarë, por në të njëjtën kohë numri i atyre që janë kthyer në atdhe është rritur.

Përqindja e rritjes më të madhe e emigrantëve nga vendet jo-anëtare të BE-së në vitin e kaluar është regjistruar nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova. Por fluksi më i madh i imigrantëve vazhdon të jetë nga shtetet anëtare të Unionit. Në radhë të parë, në 2018, në Gjermani janë shpërngulur rumunët (68.000), kroatët (29.000) dhe bullgarët (27.000).

Shpërngulje masive

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, që nga shpallja e pavarësisë deri në vitin 2010, nga Maqedonia kanë emigruar mbi 440 mijë njerëz. Trendi është duke u intensifikuar vitet e fundit. Vlerësimet janë se në 5 vitet e fundit, të paktën nga 20,000 njerëz po largohen nga vendi çdo vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button