Zvicra shteti më inovativ, Maqedonia e Veriut në vendin e 59-të

Zvicra është shteti më inovativ në botë, sipas Indeksit të Inovacioneve Globale, njofton Portalb.mk.

Indeksi Vjetor i Inovacionit, që e mat gjendje ne inovacioneve në botë, prej këtij viti i përfshin 129 vende. Në krye është Zvicra, ndërkaq më pas vijnë Suedia dhe SHBA.

Për pozicionim, autorët i vlerësojnë institucionet, kapitalin njerëzor dhe hulumtimet, infrastrukturën, tregun. Biznesin, diturinë/teknologjinë dhe efektin kreativ të vendeve të vëzhguara.

Në lidhje me vendet e rajonit. Kroacia është e ranguar në vendin e 44-të, Mali i Zi e 45-ta, Maqedonia e Veriut e 59-ta. Bosnja dhe Hercegovina e 76-ta, ndërkaq Shqipëria e 83-ta.

Kina (në vendin e 14-të), është vendi i vetëm me të ardhura mesatarisht të larta që është në mesin e 20 vendeve më inovative, ndërkaq India (në vendin e 52-të) vlerësohet për vend i cili në vitin 2011-të e ka marrë vendin e parë në mesin e vendeve të Azisë Qendrore dhe Jugore (pjesërisht falë eksportit të IT shërbimeve dhe studentëve të diplomuar për inxhinieri dhe shkenca natyrore).

Konkluzion i përgjithshëm është se bota është nën ndikimin e ngadalësimit ekonomik të intensitetit të mesëm si rezultat i zhvillimit të dobësuar ekonomik, zhvillimit të ulët të produktivitetit dhe pasigurisë ekonomike.

Nga ana tjetër, bota pasurohet me inovacione, edhe në vendet e zhvilluara, por edhe në ato që janë në zhvillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button