Prodhimi i aeroplanëve 737 MAX “nuk është financuar si duhet”

Ish-inxhinieri i kompanisë amerikane, Boeing, Adam Dickson, ka thënë për BBC-në, se puna për të prodhuar linjën e aeroplanëve 737 MAX, nuk është financuar në mënyrë adekuate.

Ai ka udhëhequr një ekip të inxhinierëve që kanë punuar në këtë aeroplan dhe se sipas tij ata kanë qenë në presion të vazhdueshëm për të mos investuar shumë, transmeton REL.

“Ajo çfarë kam parë unë ka qenë mungesë e burimeve të mjaftueshme për ta kryer punën në tërësi”, ka thënë ai.

Fluturimet me këtë lloj të aeroplanit janë pezulluar në muajin mars pasi dy të tillë janë rrëzuar, duke lënë të vdekur 346 persona.

Fillimisht kjo seri e aeroplanëve ka qenë më e shitura dhe kompania ka fituar shumë shpejt miliarda dollarë.

Beoing në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht dyshimet për këtë pajisje, duke thënë se kompania është e përkushtuar për ta kthyer aeroplanin 737 Max, në pajisjen më të sigurt që ka fluturuar ndonjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button