Këta janë gjykatësit të cilëve Pançevski ua ka ndarë lëndët në duar

Një grumbull dokumentesh me akuza, prova, dëshmi prej të akuzuarve dhe dëshmitarëve dhe aktgjykime. Në gjashtë dosje të mëdha gjenden lëndët, të cilat Telma i ka parë, ndërkaq të cilat janë pjesë e 40 akuzave që ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski i ka ndarë me duar te gjykatësit. Për të gjithë bashkë që i ka udhëhequr Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërkaq proceset janë zhvilluar në Gjykatën Penale të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Në pesë prej gjashtë lëndëve të cilat i ka parë televizioni, me nënshkrim dhe dorë është shkruar data, te cili gjykatës duhet që të dorëzohet lënda dhe më pas është vendosur nënshkrim.

Lëndët nuk është e lejueshme të incizohen, por nuk mund të deshifrohet nëse nënshkrimi është i ish kryetarit Pançevski. Prokuroria ka vlerësuar se është i tij, por për dëshmi të autenticitetit, po kryhen ekspertiza.

Kështu për shembull, në akuzën e lëndës KOK 13/13 më 12 prill të vitit 2013-të është shkruar – të ndahet te gjykatësi i lëndës Pavlina Hristova. Ajo paraqitet edhe në një lëndë tjetër më 25 mars në të njëjtin vit. Të dy lëndët janë ndarë tek ajo, por megjithatë te lënda e parë gjykatësi deri në fund është ëndërruar dhe në vend të saj është vendosur Goran Bashevski dhe ka shqiptuar dënim me 8 vjet burg për tregtim me të një femër të mitur dhe përdhunim.

Në rastin e dytë, Hristova ka mbetur gjykatëse dhe ka dënuar me 4 vjet burg për dy tregtues të drogës heroinë nga Maqedonia deri në Vjenë. Opinioni këtë gjykatëse e ka njohur në lidhje me lëndën “Merimanga”, në të cilën u dënua me burg pronari i televizionit A1.

Dy lëndë janë ndarë te gjykatësi Ivica Stefanovski. Dhe në të dy rastet ka miratuar aktgjykim ndëshkues për shitjen e marihuanës dhe trafikim të emigrantëve. Përndryshe, ai e ka gjykuar lëndën “Monstra”, por në një periudhë i janë dhënë në duar edhe lëndët “Puç“ dhe “Ryshfeti” në të cilat ka qenë i akuzuar kryeministri Zoran Zaev. Ai është kandiduar për kryetarë të Gjykatës Penale në vitin 2007, por nuk u zgjodh.

Lëndët 27/13 është dashur t’i ndahen gjykatëses Dijana Gruevska dhe në të është shkruar me dorë dhe lënda ashtu siç është shkruar, ashtu edhe i është ndarë Gruevskës. Pançevski, atë për një periudhë e ka emëruar për zëvendëse të tij, ndërkaq e njëjta mbahet mend për aktgjykimin ndëshkues të Tomisllav Kezharovskit.

Pançevski është deklaruar në lidhje me lëndët e shpërndara jashtë sistemit AKMIS.

“Me lëndën e montuar të Prokurorisë Publike dhe pushtetit, po i fundosin 47 gjykatës dhe aq prokurorë publik në shkallën e parë, dhe gjykatës të cilët veprojnë në materien penale në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatës Supreme, Prokurorinë e Lartë Prokurorinë e Maqedonisë. Me këtë akt, pushteti amniston 47 lëndë të fushës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat kanë mbaruar në të gjitha instancat gjyqësore”, thotë Pançevski.

Pançevski u pezullua nga puna për kryerjen joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit. Prokuroria ka ngritur akuzë kundër Pançevskit, për kurdisje të lëndëve te gjyqtarët e përshtatshëm derisa ishte në krye të Gjykatës së Shkupit. Sipas Prokurorisë, ai ua ka ndarë e dorë lëndët gjyqësore gjyqtarëve të përzgjedhur, duke e anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike AKMIS. Përveç rasteve të Prokurorisë së rregullt, Pançevski ka ndarë me dorë edhe lëndë të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale.

Në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se dhe këtu lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë. Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button