Katër persona të vdekur, përfshirë edhe të dyshuarin, nga të shtënat në Kaliforni (VIDEO)

Shefi i policisë së qytetit Gilroy në Kaliforni, Scot Smithee, ka thënë se katër persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me të shtëna me armë zjarri në një festival të ushqimit.

Në mesin e të vdekurve është edhe i dyshuari, që është qëlluar nga policia, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Agjentët nga Byroja Federale, për alkool, duhan, të shtëna me armë zjarri dhe mjete shpërthyese kanë shkuar në skenën e incidentit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Një dëshmitar i ka thënë televizionit NBC se sulmuesi ka qenë një njeri i bardhë në të 30-at e tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen shumë njerëz të habitur dhe duke vrapuar për të gjetur ndonjë vend të sigurt, transmeton REL.

I organizuar për herë të parë më 1979, Festivali i Hudhrës në Gilroy, ka qenë në përfundim të ditës së tretë dhe të fundit për këtë vit.

Ai njihet për akullore me hudhër, gara me ushqim dhe muzikë argëtuese.

Ky festival organizohet nga vullnetarë të komunitetit, të cilët mbledhin të holla për shkollat lokale, bamirësi dhe organizata joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button