RMV, në spitale shtetërore do të mund të punojnë edhe specialistë të pensionuar

Me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, mjekët e pensionuar do të mund të punojnë edhe në institucione të shëndetit publik, e jo vetëm në ato private, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas miratimit të Ligjit, deklaroi se kjo është diçka e shumëpritur nga kuadri mjekësor.

“Duke u përballur me mungesë të ekspertëve dhe specialistëve në disa fusha, mjekët të cilët dolën në pension, kanë mundur të jenë të qasshëm për pacientë në spitale private. Me këtë ndryshim të Ligjit, ata mund të vazhdojnë me punë si konsulent dhe të jenë në dispozicion si individë, kështu edhe kolegëve më të rinj t’ua përcjellin njohuritë”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button