Kosovë, Kuvendi s’ka asnjë raport për monitorimin e zbatimit të ligjeve

Aktiviteti dhe puna e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në periudhën parë të këtij viti, konsiderohet e mangët dhe pa rezultate.

Në rast të shpërbërjes, procedurë kjo që mund të pasojë dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës dhe rënien e Qeverisë, kjo përbërje e Kuvendit, mes tjerash, sipas ekspertëve, do të mbahej në mend për nivelin e ulët të monitorimit të zbatimit të ligjeve, njofton REL.

Deputetët në vazhdimësi janë kritikuar për mosangazhimin e duhur dhe mosrealizimin e planeve të punës në bazë edhe të Rregullores së Kuvendit. Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, por edhe organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e këtij institucioni, kanë deklaruar së fundmi se jo që nuk janë miratuar ligjet sipas dinamikës së paraparë, por edhe ato që janë miratuar, nuk po mbikëqyren nëse po zbatohen apo jo.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, institut ky që monitoron punën e Kuvendit, tha për Radion Evropa e Lirë, se arsyeja më e shpeshtë për mosmbajtjen e seancave ndërlidhet me mungesën e kuorumit. Por, ka nënvizuar ai, edhe në aspektin organizativ, “Kryesia e Kuvendit ka dështuar”.

“Përveç që nuk ka pasur mbarëvajtje të rregullt të seancave plenare, shpesh herë ka pasur thirrje të seancave të jashtëzakonshme të cilat në një formë e kanë ngadalësuar edhe komplet punën e Kuvendit dhe procesin e miratimit të ligjeve. Por, edhe më shqetësues është fakti kur flasim për mbikëqyrjen, zbatimin e ligjeve, meqenëse asnjë raport i asnjë komisioni parlamentar, nuk ka arritur të miratohet në seanca plenare sa i përket mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve”, tha Murati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button