Klopp nuk pret nënshkrime të “mëdha” në Liverpool

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka thënë se Liverpool nuk do të shpenzojë sikurse skuadrat e tjera Europiane në blerjen e lojtarëve të rinj.

Ai ka thënë se nuk e ka buxhetin e njëjtë me klubet Paris Saint-Germain, Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Ky nuk është viti i fundit për ne pasi që edhe vitin tjetër do të ketë mundësi transferimi. Ky ekip është me të vërtetë i mirë dhe ne kemi investuar shumë në të”.

“Tani duhet të punojmë me këtë potencial që e kemi”, ka thënë Klopp për The Telegraph.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button