“Anima Mundi” alarmoi: Qentë në Gostivar po hahen ndërmjet veti (VIDEO)

“Objekt i rrënuar dhe i lëshuar, tërësisht i rrethuar, një pjesë vetëm me gropa prej të cilave mezi hynë pak ajër, dhe pa ndriçim; me zero standarde ligjore për stacionuese, fole sikur të jetë dhënë sipas standardeve më të larta për torturë. Rreth të gjallë dhe të vdekur, qenë të hedhur”, kështu e përshkruajnë nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”, stacionet e strehimit të kafshëve në Gostivar, transmeton Portalb.mk.

Nga atje vazhdojnë rrëfimin me përshkrime edhe më drithëruese, për çfarë objektin e cilësojnë si ilegal.

“Objekt ilegal i stërmbushur me qenë të lënduar dhe të frikësuar, të lënë pa ushqim dhe pa ujë, të vdesin ose në mes vete të hahen të gjallë në mes vete”, alarmojnë “Anima Mundi”.

Për këtë gjendje, nga “Anima Mundi” kanë paralajmëruar se do të ngritin padi ndaj personave dhe institucioneve përgjegjëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button