Irfan Asani: S’jam rebeluar dhe nuk i mbaj peng “Hekurudhat”, do t’i padis dezinformuesit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Irfan Asani nëpërmjet një kumtese të dërguar sot në media, ka hedhur poshtë, siç thotë ai informacionet “pas shkrimeve në disa portale dhe media elektronike se drejtori i NP “Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrastruktura”, Irfan Asani nuk e ka ndërmend të largohet nga detyra edhe pse në postin e tij BDI ka emëruar një kuadër tjetër”, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet më tej në reagimin e Asanit, për siç e quan ai, dezinformatat dhe shpifjet, do të ngritë procedurë në gjykatë.

“Drejtori Asani do të largohet nga detyra në bazë të procedurës dhe as që është rebelu dhe as që e mban peng drejtorinë ashtu siç dezinformohet dhe shpifet dhe për këtë do të ngremë procedura para organeve dhe do të ballafaqohemi në gjyq për dezinformata. Ashtu siç duhet te ngarkohet në detyrë Festim Halili në formë dhe në bazë të procedurave ashtu edhe siç është vendimi i Qeverise i cili edhe zyrtarisht duhet të arrijë tek këshilli drejtues, megjithatë duhet te kemi mirëkuptim se edhe Irfan Asani meriton të përfundon detyrën zyrtare në baze të procedurave të cilat parashohin largimin nga vendi i drejtorit dhe këtu s’ka asgjë për tu habitur. Fatkeqësisht në këtë rast jemi ndërmarrje publike dhe procedurat e përfundimit apo lënies së detyrës dhe emërimin e drejtorit pasardhës bëhet në procedurë dhe rregulla të parapara me akte juridike. Kërkojmë mirëkuptim deri sa procedurat te vihen në vend. Festim Halili do jetë drejtor i ardhshëm dhe këtu nuk ka asgjë personale”, thuhet në kumtesën e dërguar nga “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”.

Përndryshe, Irfan Asani është shkarkuar nga posti i drejtorit, si rezultat i fshesës së realizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në vend të tij, partia nga ku vjen Asani dhe që është pjesë e qeverisë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka propozuar të jetë ish-zëvendëskryeministri për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button