Lëvizja Anti-bixhoz: Shqetësohemi se pushteti jo që nuk e lufton, por edhe bashkëvepron me kazinotë

“Lëvizja Anti-bixhoz me vëmendje është duke e ndjekur situatën e bastoreve dhe kazinove në vend, dhe ndërkohë ndan shqetësimin se pushtetit lokal dhe ai qendror nuk përpiqet të luftojë këtë dukuri përmes mekanizmave të nevojshme. Jemi dëshmitar që jo vetëm që pushteti nuk e lufton këtë dukuri, por bëhen bashkëpjesëmarrës në projekte me interes publik”, reaguan sot nga atje nëpërmjet rrjetit social “Fejsbuk”, transmeton Portalb.mk.

Në reagimin e Lëvizjes Anti-bixhoz, për ta ilustruar qëndrimin e lartëpërmendur, sjellin rastin e aktivitetit kulturor tradicional të organizuar nga Komuna e Tetovës, “Vera Kulturore Tetovare 2019”, ku siç thonë ata, është sponsorizuar nga firma të cilët aktivitet kryesorin të tyre e kanë bixhozin.

“Ditë më parë komuna e Tetovës përmes Verës Kulturore Tetovare 2019 ka organizuar aktivitetin e radhës në sportet luftarake, ku është parë hapur se si sponsorë kryesor kanë qenë veprimtaritë e bixhozit, ku për opinionin janë të njohura tashmë. Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te drejtuesit e lëvizjes dhe në mbarë popullatën tonë. Andaj, përmes këtij reagimi kërkojmë vëmendjen e komunës së Tetovës që veprime të tilla mos përsëriten, pasi në të kundërtën do të përballen me masa dhe veprime më radikale përr ta parandaluar këtë dukuri të zgjerohet në dëm të popullatës”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Anti-bixhoz.

Nga atje kanë kërkuar nga Komuna e Tetovës që të tërhiqen nga këto veprime, për siç thonë ata, sepse të njëjtat e dëmtojnë “procesin për zhvendosjen e të njëjtave larg vendbanimeve publike”, për të cilën në vazhdimësi është thirrur kjo Lëvizje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button