Macroni dhe Putini do të takohen muajin e ardhshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se e ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për bisedime muajin e ardhshëm, njofton REL.

Bisedimet pritet të mbahen në kështjellën Breganco, që gjendet në brigjet e Detit Mesdhe.

Macron tha se do të takohet me Putinin më 19 gusht, vetëm disa ditë përpara se të jetë nikoqir i samitit të G7-ës.

Presidenti i Francës tha se bisedimet me Putinin do të mbahen në kështjellë, pasi sipas tij, një ambient i tillë mundëson “që të punohet në izolim… dhe pritjen e liderëve të huaj, ashtu siç do të bëj pas disa javësh me Vladimir Putinin”.

Agjencia e shtetërore e lajmeve ruse TASS raportoi se Kremlini ka konfirmuar se po bëhen përgatitjet për vizitën e Putinit në Francë.

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të zhvilluara të botës pritet të takohen në qytetin francez Biarritz. Samiti do të nisë më 24 dhe do të përfundojë më 26 gusht.

Franca a presidencën e G7 këtë vit. Në këtë grup po ashtu bëjnë pjesë Britania, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky grup më herët quhej G8 dhe bënte pjesë edhe Rusia, por u përjashtua nga ky grup pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button