Xhemali Saiti: Për procesin e “vetingut” në RMV kemi dy grupe të njerëzve

“‘Vetingu’ është çështje interesante. Jemi dëshmitar se në publik kemi deklarata, ndonjëherë të matura, ndonjëherë të pamatura. Sipas meje ka dy grupe të njerëzve të cilët japin deklarata të tilla. Në njërin grup do t’i fusja njerëzit të cilët aspak nuk mendojnë për pasojat juridike: ‘Çfarë pas vetingut?’ dhe grupi i dytë i cili lidhet me shumë gjasë me ndonjë strukturë politike ose me ndonjë nga qendra e fuqive të cilët insistojnë pa asnjë analizë të ketë ‘veting'”, kështu ka vlerësuar kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti në intervistën e Radio Evropës së Lirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Ai duke u përgjigjur më tej në pyetjen se si e vlerëson deklaratën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev se, “nëse realizojmë riemërim apo shkarkim të gjykatësve, mund të mbetemi pa gjykatës dhe prokurorë”, sërish ka vlerësuar se “vetingu” duhet të jetë një proces i vetëvlerësimit të gjykatësve.

“Qëndrimin tim e kam thënë dhe e kam apeluar para gjykatësve në shumë ngjarje. ‘Vetingu’ të jetë proces i vetëvlerësimit të gjykatësve, gjegjësisht ne nëpërmjet vendimeve tona të vërtetojmë, të dëshmojmë para publikut, se me të vërtetë sjellim vendime të drejta dhe nuk kemi problem me ato punë. Në këtë drejtim, duhet ta theksoj edhe qëndrimin e Pribesë, i cili thotë se kemi problem me një grup të gjykatësve, të cilët duhet të procesuohen dhe të shihet nëse vërtetë kanë qasje negative në gjykime”, tha Saiti.

Saiti ka komentuar edhe rastin “Reket”, dhe për të ka vlerësuar se është duke u zhvilluar në mënyrë folklorike.

“Gjeneralisht konsideroj se kjo procedurë do të ndikojë në rejtingun e gjykatës, në besimin, por nga ana tjetër, nëse realizohet në mënyrën e duhur, edhe pse në këtë fazë, jam i sinqertë, duhet ta pranoj, kjo procedurë është duke u realizuar publikisht dhe në mënyrë folkloriste, sepse ende nuk kemi akte konkrete sa i takon lëndës. Nëse është ashtu, konsideroj se ajo procedurë, e cila nuk duhet të realizohet në atë mënyrë. Por pasojat ndaj PSP-së janë të njohura, do të thotë janë negative”, tha Saiti.

Ai më tej shtoi se, edhe pse partitë politike do të mundohen të gjejnë zgjidhje, sërish pajtohet me mendimin e njohësit të çështjeve juridike dhe gjyqësore, Gordan Kallajxhiev se, “ardhmëria e PSP është e lidhur me njeriun e parë, sepse PSP-ja është prokuror publik”.

Më tej Saiti ka vlerësuar se nëse ka pazare politike gjatë procesit të miratimit të Ligjit për prokurori publike, ajo do të shpërfaqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button