RMV, një punëtor ndërroi jetë pasi u rrëzua nga kulmi i ndërtesës

Një punëtor ka ndërruar jetë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), pasi është rrëzuar nga kulmi i ndërtesës së lartë prej 8.5 metra, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar dej, 27 korrik 2019, rreth orës 14:50 në Strugë.

“Nga kulmi i objektit në pronësi të firmës private, që gjendet në afërsi të zonës industriale në rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë, në lartësi prej rreth 8.5 metra, është rrëzuar punëtori B.C. (48) nga Shkupi dhe ka ndërruar jetë”, thanë nga MPB-ja.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes është bërë nga ekipi i Strugës, kurse me urdhër të Prokurorisë Publike trupi i punëtorit të pajetë është dërguar për obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button