Kate Middleton ka një palë vëthë që mund t’i blejë çdo vajzë për vetëm 10 dollarë

Kate Middleton është një ikonë e stilit dhe nuk ka dyshim për këtë gjë. Mirëpo, ne njerëzit e zakonshëm nuk mund t’i blejmë të gjitha markat që ajo ka në garderobë, sepse llogaria jonë bankare nuk do t’i përballonte. Gjthsesi, ka disa veshje ose aksesorë të Kate që pothuajse çdo vajzë që punon mund t’i ketë.

Për shembull nëse ju pëlqejnë vëthët që ajo ka vendosur gjatë një eventi zyrtar, mund të bëhen tuajat për vetëm 10 dollarë. Dukesha e Cambridge pavarësisht pasurisë së madhe që gëzon familja mbretërore, ajo nuk duket të jetë maniake e shpenzimeve të tepërta. Ajo ka zgjedhur këta vëthë që kushtojnë shumë pak dhe çuditërisht ka ende online për t’i blerë. Shkruajmë çuditërisht, pasi çdo gjë që veshin Dukeshat Kate dhe Meghan shiten menjëherë për shkak të fiksimit të madh që njerëzit kanë ndaj tyre, por edhe të stilit të veshjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button