FIZHT: Maqedonia e Veriut, kërcim prej 25 vendeve në listën e rangimit të IIG-së

Maqedonia e Veriut në krahasim me vitin e kaluar është ngjitur 25 vende më lartë në listën e vendeve të cilët investojnë në infrastrukturën inovative, tregon Raporti më i ri i Indeksit të Inovacionit Global (IIG) për sivjet i publikuar më 24 të këtij muaji, njofton MIA.

Siç ka bërë të ditur sot Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, sipas këtij raporti i cili rangon 129 shtete në botë nëpër 80 parametra të ndryshëm, RMV është në vendin e 59-të që paraqet përparim të rëndësishëm lidhur me dy vitet e kaluara që në masë të madhe lidhet me investimin në Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga ana e Qeverisë, Fondit për zhvillim inovativ dhe teknologjik dhe aktivitetet e subjekteve të tjera në këtë sektor.

Krahasuar me ekonomitë e tjera në Evropë në grupin e vendeve me të hyra të mesme-të larta, Maqedonia e Veriut sivjet ka vlerësime mbimesatare në pesë nga shtatë shtyllat e Indeksit të Inovacionit Global që u dedikohen institucioneve, infrastrukturës, tregut të sofistikuar ku është në vendin e 28-të, njohuri dhe rezultate teknologjike dhe rezultate kreative.

Lidhur me ekonomitë e tjera evropiane të përfshirë në studimin, Maqedonia e Veriut ka rezultate mbimesatare në një nga shtatë shtyllat ku është realizuar progres lidhur me qasjen drejt mjeteve financiare dhe mënyrës së mbrojtjes së investitorëve të vogël.

Në Raportin, RMV- është e ranguar në vendin e 12-të mes 34 ekonomive në nivel të mesëm- lartë të të ardhurave, ndërsa vendi ka realizuar nivel të lartë të zhvillimit të pritshmërisë edhe tek BPV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button