Karatistët e Strugës fitues në Turneut ndërkombëtar të karates

Fundjavën që lamë pas në Gjilan të Kosovës u zhvillua Turneu i –VII- Ndërkombëtar i karates “KATANA OPEN 2012” në organizim të K.K “DARDANIA” ku morën pjesë mbi 200 garues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Në këtë turne u prezantua edhe K.K “DRINI” me pesë garues të cilët fituan gjashtë medalje, nga ato tre të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta. Me medalje ari u stolis Kampioni i Mesdheut, Shaban Murtishi, që garoi në disiplinën kumite Senior -60kg i cili bindshëm rezultoi më i mirë se kundërshtarët e tij dhe me meritë u stolis me medalje ari në këtë turne. Befasi të këndshme, sipas Alim Hajredini trajner i K.K”DRINI’’, bëri edhe Ilira Xheladini në disiplinën Kata e cila i fitoj katër rivalet e saja dhe në fund u stolis me medalje ari. Gjithashtu edhe Beqir Borova në këtë garë fitoi medaljen e artë në disiplinën kumite te të lindurit e 2001-2002 në kategorinë -38kg duke triumfuar në tre lufta.

Me medalje argjendi u stolis Xhevit Tairi në kumite të lindur 2001-2002 ne kategorinë -42kg, ndërsa me dy medalje të bronzta u stolis Zana Xheladini të lindur 2003 në dy disiplinat si në Kata ashtu edhe në Kumite.

“Si trajner jam i kënaqur me paraqitjen e garuesve të mi, sidomos me Shaban Murtishin i cili është duke ardhur në formën e tij më të mirë, të cilin e presin shumë aktivitete të rëndësishme’’, tha Alim Hajredini  trajneri i K.K’’DRINI’’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button