Nëpërmjet notit reduktonin presionin mbi nyjet

Nëse keni probleme me nyjet ose ndoshta e keni të vështirë të ushtroni në shtëpi ose në palestër, rekomandimi është që të notoni çdo dit, njofton Panacea.mk.

Profesionistët pretendojnë se noti është rekreacioni më i mirë pa marrë parasysh moshën dhe peshën trupore. Gjatë notit, aktivizohet çdo muskul, ndërsa presioni mbi nyjet nuk ekziston siç është rasti me ushtrimet klasike.

Noti qetëson 

Është vërtetuar se noti, domethënë, uji ka efekt qetësues në psikikën dhe vepron po aq sa edhe një meditim.

I lehtëson simptomat e astmës

Noti dhe zhytja janë ushtrime të shkëlqyera për mushkëritë, ndërsa me këtë reduktohen të gjitha simptomat e astmës. Mushkëritë punojnë më fuqishëm në mënyrë që gjaku të fitojë mjaftueshëm oksigjen, ndërsa problemi shëndetësor zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme sa më shumë që noton.

Rrezik më të ulët ndaj diabetit 

Me stërvitje të rregullt, por edhe nëpërmjet notit ulet niveli i sheqerit në gjak. Me këtë zvogëlohet edhe rreziku i zhvillimit të diabetit.

Ushtrim për gratë shtatëzëna

Shpesh rekomandohet që gratë shtatëzëna të notojnë çdo ditë dhe kështu të përgatiten më mirë për lindjen, por edhe të mbeten në formë të mirë pas lindjes. Noti konsiderohet si aktivitet i shkëlqyer fizik, pasiqë trupi nuk tendoset, nuk ka ngarkesë mbi nyjet, nuk ka gulçimë dhe djersitje.

Përshpejton humbjen e peshës

Vetëm një orë not mund të djegë rreth 500 kalori, gjë që është shumë më tepër se sa ushtrimet klasike.

Përtërin

Nuk mundet t’i heqë tërësisht rrudhat dhe të shtrëngojë lëkurën, por e përtërin organizmin nga brenda dhe e zgjat jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button