Fetai nuk lejoi që t’i kthehet pasaporta Mijallkovit

Gjykata Penale dje konfirmoi se i dënuari Sasho Mijallkov i kërkoi gjykatës ti kthehet pasaporta. Pas kërkesës së fundit, ende nuk ka vendim nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Alsat M.

Sipas SDK, prokurorja Fatime Fetai nuk ka dhënë pëlqimin që të miratohet kërskesa e Mijallkovit, për dallim nga Katica Janeva e cila pa e informuar prokuroren Lile Stefanova kishte i kishte kthyer pasaportën Orce Kamçevit dhe të akuzuarve të tjerë në rastin “Perandoria”.

Sasho Mijalkov është i dënuar me tre vjet e dy muaj në rastin “Titanik 2”, për parregullsi zgjedhore, ndërsa pasaporta ishte konfiskuar me kërkesën e prokurores Fetai, si masë për sigurimin e prezencës, derisa zgjatë procedura ankimuese.

Mijallkov, sipas avokatëve të tij, është i revoltuar sepse për të njëjtën arsye, aciditet në stomak dhe konsultime për kirurgji, PSP i ktheu pasaportën të dyshuarit Cvetan Pandeleski.

Janeva pa dijeninë e prokurores Stefanova kishte dhënë vendim që përkohësisht (deri në nëntor) tu kthehen pasaportat, Orce Kamçevit për arsim, ndërsa Pandeleskit për trajtim mjekësorë jashtë vendit.

Më 3 qershor nga zyra e prokurorit publik deklaruan se nga televizini kishin kuptuar se Kamçev mund të udhëtoj jashtë vendit, respektivisht në ndeshjen e hendbollit me 2 qershor mes Vardarit dhe Vesprem në Këln të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button