Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet deri një orë

Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa është rritur frekuentimi në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc, informojnë nga LAMM. Në vendkalimin Bogorodicë për dalje nga shteti pritet prej 15 deri 30 minuta. Në vendkalimin Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth 45 deri në 60 minuta, njofton Mia.

Në vendkalimet tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM paralajmërojnë ndërprerje të komunikacionit nga e hëna 27 korrik deri të mërkurën 31 korrik në rrugën rajonale R2133, unaza Kumanovë- Opajë në kohëzgjatje prej 09:00 deri 18:00 për shkak të realizimit të punëve në rrugë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button