Shkup, testim falas dhe anonim për hepatitis C

Shoqata Hepar Qendra Manastir, me rastin e ditës botërore kundër hepatitis, sot organizon testim falas dhe anonim të hepatitit C në QT “Ramstor”, njofton MIA.

Qëllimi i këtij evenimenti, siç informojnë nga shoqata, është rritja e ndërgjegjes për luftën kundër hepatitis B dhe C si problem publik shëndetësor në shkallë botërore dhe evropiane. Fushata vazhdon në ditët në vijim në Manastir, Ohër dhe në Strugë. Evenimenti përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë, Qendra për Shëndet Publik Manastir, Klinika Universitare e Gastrohepatologjisë dhe Kryqi i Kuq.

Statistikat në shkallë globale tregojnë se 80 për qind e informacioneve me hepatitis kronik B ose C, nëse në kohë nuk trajtohen, mund të kalojë në karcinom të mëlçisë ose në sëmundje maligne që paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e pacientit, theksojnë nga Hepar Qendra Manastir

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button