Trump e kërcënoi Macron-in me vendosje të taksës

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka akuzuar homologun e tij francez për “marrëzi” mbi një taksë të shërbimit digjital të marrë nga Franca, duke lënë të kuptohet se ai do të vendosë taksë për verën franceze në shenjë hakmarrje, njofton Klan Kosova.

Trump shprehu zemërimin e tij në një postim në Twitter drejtuar Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Taksat prej 3% të Francës duhet të paguhen për shitjet e krijuara nga firmat shumëkombëshe si Google.

Administrata e Trump argumenton se ai në mënyrë të padrejtë synon gjigandët e teknologjisë amerikane.

“Franca vetëm vendos një taksë dixhitale për kompanitë tona të teknologjisë së madhe amerikane. Nëse dikush vendosë taksë për to, duhet të jetë vendi i tyre, SHBA-të”.

“Ne do të ndërmarrim një veprim thelbësor reciprok mbi marrëzinë e Macron-it menjëherë. Gjithmonë kam thënë që verërat amerikane janë më të mira se verërat franceze!”.

Presidenti – i cili nuk pi – paralajmëroi gjithashtu gjigandin e teknologjisë amerikane Apple se nuk do t’u jepej asnjë lehtësim tarifor për pjesët e bëra në Kinë.

“Bëni ato në SHBA, asnjë tarifë!” ai shkroi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button