Dy të vdekur dhe katër të lënduar në aksident trafiku në Kosovë

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, ndërsa shkaktar i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi jo i sigurtë.

Si pasojë e këtij aksidenti, në fshatin Bernjak të Rahovecit, kanë mbetur dy të vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipet mjekësore dhe zjarrëfikësit.

“Sot rreth orës 16:30, ka ndodhur një aksident në fshatin Bërnjak të Rahovecit. Me të marrë informatën, njësitet policore, zjarrëfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Duke u bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjës, policia po dyshon se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve të udhëtarëve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt”, ka thënë Podrimaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button