Meta: Rama të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Durrësit, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet e të zbatojë dekretin e Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 13 Tetor, transmeton Klan.

“Edhe një herë u bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi, të marrin masat për zgjedhjet vendore më 13 Tetor, sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe po kështu që garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet e tyre.  Sigurisht që zgjedhjet vendore më 13 Tetor nuk besoj se zgjidhin gjithçka, por ky është një detyrim ligjor dhe kushtetues, i pashmangshëm, në radhë të parë është një detyrim për Kryeministrin, që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj gjithë institucioneve të tjera duke penguar zbatimin e këtij dekreti, dhe pa dyshim është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të bëhen gati të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit“, deklaroi Meta.

Në lidhje me Teatrin Kombëtar, Meta tha se “besoj jam shprehur qartë në mënyrë koherente dhe të vazhdueshme, por edhe përmes padisë për ligjin për shkatërrimin e Teatrit në Gjykatën Kushtetuese, por ajo që na shqetëson më shumë është ky teatri i madh, politik, absurd, i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në 17-18 Tetor.”

Meta, po ashtu tha se u ka dërguar një letër udhëheqësve dhe kryesuesve të OSBE-së për të negociuar me të dyja palët këtu për arritjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë në ditët që vijnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button