Ish gjykatësja supreme, Koco: Vetingu në prokurori dhe gjyqësor, i domosdoshëm

Ish gjykatësja në Gjykatën Supreme Vera Koco thotë se vetingu është masë rigoroze, por e domosdoshme.

Reformat në gjyqësor janë pa epilog, aty është edhe bashkimi i PSP-së me prokurorinë e re, madje edhe sikur të kishte rezultate, procesi do jetë shumë i ngadalshëm”, thotë Koco për Alsat M.

“Sipas meje nuk do vihej në pikëpyetje puna e këtyre institucioneve me vetingun, aq më tepër kur ka kuadro të reja dhe bashkëpunëtorë profesional që presin, le të regjistrohen në Akademi, le të gjejë shteti mënyrë që t’i përfshijë kuadrot e reja. Këshilli gjyqësor nuk pati guximin e duhur për shkarkimin e  gjykatësve për të cilët ka procese. U ndërmor diçka për një gjykatës. Nëse duam bashkësi më efikase dhe më të shpejtë patjetër të shkohet me atë veting dhe në fund kjo aspak nuk është e keqe që nuk është praktikuar askund në vende tjera”-tha Vera Koco, Ish gjykatëse në Gjykatën Supreme.

“Vetingu”, është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button