Mickoski i shpalosi vërejtjet për propozim-ligjin që e propozi Zaevi, për ardhmërinë e PSP-së

VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me Qeverinë për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Partia e Hristijan Mickoskit do të propozojë versionin e saj, njofton Alsat M.

Mickoski deklaroi se propozimi i tyre parasheh para se gjithashtu shndërrimin e Prokurorisë Speciale Publike në departament brenda Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, hetimin e gjithë prokurorëve të PSP-së dhe kthimin e tyre në prokuroritë amë, pas përfundimit të mandatit. VMRO-ja kundërshton ashpër emërimin e Katica Janevas në Prokurori Republikane, ndërsa kërkon që Prokuroria Publike të ketë buxhet të pavarur deri në 1 për qind nga buxheti shtetëror.

Sipas propozimit të LSDM-së, Katica Janeva duhet të avancohet në prokurore republikane, pa marrë parasysh se e njëjta vjen nga prokuroria themelore, ndërsa prokurorët e tjerë sipas tyre, duhet me ligj, pra me ligj ku nuk ka kësi praktika askund në botë, të sistemohen në Prokurorinë e re për krim dhe korrupsion të larët. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit aktual për PSP i cili parasheh që pas përfundimit të mandatit të gjithë prokurorët të kthehen në prokuroritë amë- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndonëse kryeprokurori Lubomir Joveski ishte njeriu që sipas VMRO-DPMNE-së si pasojë e diktatit politik nuk kishte proceduar parregullsitë e referendumit, opozita tani Joveskit i beson të gjitha lëndët e PSP-së të cilat janë ngritur në akuza, hetime apo procedura para-hetimore deri në qershor të 2017. Opozita heq dorë edhe nga propozimi i kryeprokurorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button