Fillojnë përmirësimet në Maps të Apple

Maps nga Apple që zëvendësoi Google Maps në sistemin e fundit operativ të disa nga pajisjeve të Apple, është përballur me shumë kritika që nga dalja në treg për përdorim.

Kemi dëshmuar edhe kërkimin e faljes publike nga drejtori general i kompanisë, i cili premtoi se po punonin shumë për të përmirësuar shërbimin për përdoruesit e kompanisë.

Së fundi, sipas Mac Rumours, disa përdorues kanë filluar të shohin përmirësime në Maps ndërsa disa prej tyre kanë parë edhe përmirësime të versionit 3D. Megjithatë, Apple ka edhe shumë punë për të bërë që ta fus programin në gjendje standarde të Google Maps me të cilin jemi mësuar më parë në iPhone.

Do të jetë interesante të shohim se si do ta zhvilloj Apple shërbimin dhe a do të jenë në gjendje ta mbërrijnë nivelin e Google Maps./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button