Kryetarët e komunave të Karposhit dhe Manastirit kanë dhënë deklaratë në Prokurori për rastin “Reket”

Kryetarët e komunave të Karposhit dhe Manastirit, Stefan Bogoev dhe Natasha Petrovska, kanë dhënë deklaratë në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

Prokuroria për Krim të organizuar dhe Korrupsion nëpërmjet një kumtese, sot njoftoi se po i merr në pyetje disa persona të caktuar me qëllim që të ndihmojnë në konstatimin e mëtutjeshëm të fakteve në lëndën “Reket”, në të cilën janë të dyshuar disa persona për kryerjen e veprave penale – pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm dhe larje parash, por edhe vepra tjera penale.

“Gjatë ditës së djeshme, pas thirrjes nëpërmjet telefonit nga prokurori publik, në Prokurori ka dhënë deklaratë kryetari i Komunës së Karposhit. Sot është ftuar që të japë deklaratë edhe kryetarja e Komunës së Manastirit. Në interes të hetimit, Prokuroria nuk është në mundësi që të ndajë detaje rreth përmbajtjes së deklaratave të dhëna”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Paralelisht, Prokuroria vazhdon të mbledhë prova verbale. Gjithashtu, po kryhet edhe ekspertiza për telefonin e dytë të marrë nga kryeprokurorja speciale në dorëheqje, Katica Janeva.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dheZoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva.

Ndryshe, Katica Janeva, të cilës iu konfiskua telefoni mobil për këtë rast, dje ka njoftuar në PSP se është në pushim mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button