Tetovë: Rikeri realizoi takim edhe me Ali Ahmetin (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme U.d. ndihmës sekretari I SHBA-së, Filip Riker, realizoi takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, ku siç njoftoi ky i fundit, është folur për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

“Ishte një takim mjaft miqësor, mjaft edhe përmbajtësor. U diskutua për disa çështje të rëndësishme mbi përpjekjet tona që bëhen për sundim të ligjit në vendin tonë, mbi pastërtinë dhe verifikimin e figurave të larta, qofshin ata në ekzekutiv, legjislativ apo pushtet lokal”, theksoi Ahmeti.

Ai njoftoi që është folur edhe për ligjin për Prokurorinë Speciale Publike.

“Gjithashtu u bisedua mbi ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme me çka ndamë mendime që vendi ka nevojë për kujdes më të shtuar, që ne të punojmë në drejtim të arritjes së rezultateve në fushën e reformave në gjyqësi si dhe në avancimin e mëtejshëm të raporteve me fqinjët, sepse njëra nga temat ishte zhvillimet në vend dhe rajon. Janë vlera të ndërlidhura me njëra tjetrën, për të pasur një Ballkan më paqësor sigurisht që duhet një komunikimin dhe bashkëpunim shumë më i fortë, me çka zëvendës sekretari  i shtetit na inkurajoj që më tej këto procese t’i vazhdojmë”, tha Ahmeti.

Ai njoftoi se në kuadër të këtij takimi u ri konfirmua mbështetja nga ana e SHBA-së në përkrahje të proceseve në RMV. Ai tha se nuk ka pasur vërejtje konkrete por që ata inkurajojnë të vazhdojmë me reformat në gjyqësi dhe konsolidimin sa më të fortë të institucioneve ligj zbatuese.

“Sa i takon ligjit për Prokurori, nga komuniteti ndërkombëtar, nga parterët tanë strategjik kërkohet që ky ligj sa më parë të miratohet dhe të hyjë në zbatim, kurse sa i takon opozitës ata duhet ta kenë parasysh që duhet të komunikojnë si me forcat politike në vend ashtu edhe me komunitetin ndërkombëtar, sepse gjërat janë shumë të ndërlidhura njëra me tjetrën”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button