Kryeministri Zaev: Në rastin e Tomor Morinës do të respektohet ligji

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se në rastin e Tomor Morinës nga Kosova, i arrestuar ditë më parë në RMV për shkak të flet arrestit të Interpolit të Serbisë, do të respektohet ligji, njofton Portalb.mk.

“Sundimi i ligjit dhe respektimi i rregulloreve dhe ligjeve ndërkombëtare është normë evropiane, të cilën unë dhe të gjithë ju e përfaqësojmë. Procedura kryhet nga prokurori kompetent, dhe për këtë vendos gjykatësi kompetent, as Zaev as Oliver Spasovski (ministri i Brendshëm), Agim Nuhiu (zëvendësministër i Brendshëm), dhe askush tjetër nga qeveria”, shtoi Zaevi.

Sipas Zaevit, Interpoli ka thënë se ai është shtetas i Serbisë.

“Kjo nuk është e vërtetë. Vendi ynë konfirmon se ai është një shtetas i Kosovës dhe ka një pasaportë nga Britania e Madhe dhe Kosova. Më së paku nga ajo që pres është të respektohen ligjet e këtij vendi”, tha Zaev.

Përndryshe, me kërkesë të Prokurorisë, është caktuar 30 ditë paraburgim ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

“Pas dëgjimit të personit në praninë e avokatit të tij, si dhe vlerësimit të fakteve dhe provave , gjyqtari i procedurës paraprake lëshoi një vendim që pranonte kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi që T.M të paraburgoset për 30 ditë ndërkaq në lidhje me procedurën e ekstradimit vendos Ministria e Drejtësisë”, njoftuan nga Gjykata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button