Bombat mediatike dhe heshtja

Disa vite paraprake opinioni dëgjon se trupi rregullator do të aplikojë rend mediatik madje atëherë kur do të marrë autorizim  që në mënyrë të drejtpërdrejtë të dënojë në para shkelësit e dispozitave. Gjithsesi se bëhet fjalë për një të pavërtetë të paturpshme.

Interesant është se pa dallimin e heshtjen e rëndësishme mediatike ka kaluar raportimi i TV N1 dhe Blic onllajn për shpërthimin e bombës me kaseta në Nish të cilat këto redaksi nuk e sollën në lidhje me NATO bombardimin e dikurshëm të Serbisë. Nëse opinioni i Serbisë e ka lëshuar ta vërejë atë, trupi rregullator, ndërkaq, e paguar që të mbajë llogari që televizionet të respektojnë ligjet, assesi nuk duhej të hesht keqpërdorimin drastik të TV PINK e cila në programin e lajmeve ka sjell avokat që për nga ana mediatike ta heq fajin nga djali i dënuar në shkallën e parë të pronarit të atij televizioni, ndërsa  në studio nuk ishte askush që ti mbrojë interesat e vajzës që ka pësuar.

Kush do të kishte thënë se lajmi për shpërthimin e bombës kasetë në Nish, qytet në jugun e Serbisë, në të njëjtën kohë do ta shfaqte manipulimin mediatike dhe vetë-censurën. Dy medie të  rëndësishme serbe në pronësi të shtetasve të huaj, , TV N1 dhe Blic onllajn, e kanë shmangur ta sjell bombardimin e NATO-s të Serbisë në vitin 1999 në lidhje me shpërthimin e mëvonshëm njëzet vjet në të cilin, janë lënduar tre punëtorë turq në kantierin e ndërtimit.

Nuk e kishte harruar vetëm reporteri i TV N1 për Serbinë  lidhjen midis NATO-s dhe bombës kasetë e cila shpërtheu me 26 qershor. Ky element qenësor i lajmit është lënë anësh edhe në raportet autoriale të publikuara në sajtin e Blic-it. Nëse NATO bomba është informacion që është heshtur midis këtyre dy medieve, televizioni në pronësi amerikane e cila e thekson profesionalizmin si karakteristikë të vetën dhe si sajti më i lexuar në Serbi në pronësinë gjermane, ka diçka që kësaj radhe i ka bashkuar.

Të dy mediet kanë publikuar se kantieri i ndërtimit në të cilin ka shpërthyer bomba, e në të cilin ndërtohen banesa për policë dhe ushtarë, e ka hapur kryeministrja serbe Ana Bërnabiq. Në këtë në esencë nuk ka asgjë kontestuese, por vijon pyetja logjike se me çfarë rëndësie është informacioni i tillë në këtë rast.

Nëse në raportet nuk ka pasur hapësirë për informacionin se ka shpërthyer bombë e mbetur nga NATO-ja, ku atëherë ka gjetur redaksia lidhje midis kryeministres dhe bombës? Mundet në atë është përgjegjëse për vendosje të gur-themelin në një terren edhe më tej të pasigurt? Sidoqoftë, vëmendja e publikut është transferuar tek ajo.

Shkrim-leximi mediatik

Shpesh herë në gazetarinë serbe flitet për vetë-censurën dhe se atë e ka më tepër se sa censurën. Ka edhe prej atyre të cilët konsiderojnë se vetë-censurë nuk mund të ketë atje ku nuk ka censurë. Nëse e pranojmë këtë tezë a do të thoshte kjo se gazetarët dhe redaktorët  e këtyre redaksive kanë heshtur për informacionin qenësor  sepse e dinë se pronarëve të tyre të medies nuk do tu pëlqente rikujtimi në NATO-n dhe në armët e ndaluara që i ka përdorur?

Ky shembull do të mund të shërbente për bisedë në orën e shkrim-leximit mediatike në aplikimin e të cilit në shkollat në Serbi punohet me të madhe. Bashkë me shembujt e shkeljeve të dukshme të tabloidëve, shkrim-leximi mediatike do të duhej të na mësojë se si ta dallojmë edhe manipulimin në mediet e tjera, gjë e cila do të thotë edhe në ato që hynë në shtypin serioz.

Komisioni Evropian në raportin e fundit për Serbinë në fund të majit të vitit 2019 ka konstatuar se Ministria e kulturës dhe e informimit e Serbisë ka formuar një grup pune i cili duhet të përpilojë doracak për prezantim dhe zhvillim të shkrim-leximit mediatike në arsimin parashkollor, në atë të shkollës fillore dhe në arsimin e mesëm.

OSBE, ndërkaq, në raportin për vitin 2018  të vetin thotë se punon në aplikimin e shkrim-leximit mediatike në programin shkollor dhe se 300 arsimtarë në mbarë Serbinë e ka kaluar seminarin e akredituar nga kjo fushë. Aplikimi i shkrim-leximit mediatike në shkolla është kërkesë e Unionit Evropian për vendet kandidate. Siç, mes të tjerash ishte përafrimi ndaj standardeve evropiane edhe themelimi i Trupit rregullator për medie elektronike në vitin 2003.

I paramenduar si një institucion i pavarur, kryesisht përgjegjës për punën ligjore të televizioneve trupi rregullator në orët e shkrim-leximit mediatike do të mund të shërbejë vetëm si shembull i dështimit. Këtë më mirë e dëshmon më së miri rasti më i fundit i abuzimit të medies për interesin personal të pronarit, të cilit, megjithëse është çështje e precedentit, organi rregullator nuk reagoi.

Të shkelësh këmbësor në Pink

Nuk ka person në Serbi i cili nuk e din se në fatkeqësinë e komunikacionit para gjashtë vitesh pësoi shtatëmbëdhjetë vjeçarja Andrea Bojaniq mbi të cilën, duke vozitur më shpejtë se shpejtësia e lejuar,  kaloi djali i manjatit serb. Ai iku nga vend-ngjarja dhe pak më vonë, në përcjellje të të atit u paraqit në polici. Para do kohësh ju shqiptua dënimi i shkallës së parë Aleksandar Mitroviqit, të birit të pronarit të televizionit Pink, i cili është dënuar me 12 muaj burgim shtëpiak, në të cilin hyjnë edhe dy muaj e gjysmë të kaluara në paraburgim.

Në ditën kur u shqiptua vendimi gjyqësor televizioni Pink në emisionin Ditari kombëtar se solli avokatin e Mitroviqit i cili e mohoi çfarë do qoftë faji të klientit të tij. Në studio nuk ishte askush që ti kundërshtojë.

Trupi rregullator

Një njeri i rëndomtë me siguri do të rrëqethej në këto fjalë që ja humbin kuptimin logjikën ligjore dhe njerëzimin elementar. A janë rrëqethur anëtarët e Këshillit të trupit rregullator, ne nuk  e dimë. Por se nuk e ndëshkuan Pinkun atë e dimë, edhe pse ka baza ligjore për atë. Pronari i Pinkut e keqpërdori programin televiziv për rastin personal dhe për mbrojtje të djalit të tij të dënuar.

Dispozitat për medie e obligojnë televizionin Pink që të sigurojë informim të lirë, të vërtetë she plotësisht objektiv, e “posaçërisht lajmet me vërtetësi dhe në mënyrë objektive të paraqesin faktet dhe ngjarjet dhe ta nxisin formimin e lirë të mendimit” (akti nënligjor – Rregullore për mbrojtje të të drejtave të njeriut në dhënien e shërbimeve mediatike). Dispozitat përcaktojnë se nuk guxohet ë në mënyrë të pashembullt të spekulohet për shkakun, vazhdën dhe pasojat e ngjarjes tragjike; se media duhet të përpiqet të paraqesë opinionit një ngjarje të tillë në një mënyrë që nuk do të shkaktojë vuajtje të panevojshme për viktimën dhe të afërmit e saj.

Duke pasur parasysh se trupi rregullator sipas Ligjit për mediet elektronike (neni 22) është i obliguar që ta nxisë profesionalizmin e të punësuarve në mediet, ta avancojë pavarësinë redaktuese dhe autonominë e medies, a i është kujtuar dikujt nga ai trup të mendojë që publikisht ta pyes redaktorin e Programit informativ të Pinkut a ka vendosur pa presion për këtë mysafir? Bije në sy se avokati e ka komentuar vendimin gjyqësor të cilën nuk e kanë as ai e as prokuroria. Gjykatësi palëve në procedurë ua ka lexuar vendimin të cilin shkurtimisht edhe e ka arsyetuar. Verë teksti i vendimit gjyqësor, me arsyetimin e plotë dhe me faktet e përcaktuara, ende pritej.

Paraqitje dhe dënime

Disa vite me radhë opinioni dëgjon se trupi rregullator do të aplikojë rend mediatike atëherë kur do të marrë autorizim që në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndëshkojë me para shkelësit e dispozitave.  Gjithsesi bëhet fjalë për një të pavërtetë të paturpshme. Nuk kanë dhënë ligjvënësit paga, e ndërkaq kanë harruar ta përshkruajnë  punën dhe autorizimet. Nuk është ky trup rregullator aq i pafuqishëm siç i prezantohet viteve të fundit opinionit në Serbi.

Në vitet e para të punës, në mënyrë kauboji dhe fuqishëm, u soll Këshilli i cili e drejton trupin rregullator, kur e ndërpreu emetimin e BK televizionit në vitin 2006, një nga televizionet më të shikuara në atë kohë. Midis të tjerave edhe për shkak të “favorizimit të pa fshehur” të pronarit të televizionit dhe të partisë së tij politike. Kjo sjellje bajate në vendim-marrjen e Këshillit (Gjykata Supreme e shleu vendimin për BK televizionin në të cilën gjë kryetari i atëhershëm i Këshillit qeshi me ironi) dhe sjellja e sotme “bëhemi të vdekur” edhe atëherë edhe tani ishin në dobi të pushtetit, do të thonë njohësit rrethanave mediatike në Serbi.

Nëse i shohim të dhënat për vitin 2018 trupi rregullator ka marrë nga qytetarët, organizatat joqeveritare, partive politike dhe organeve të pushtetit 296 paraqitje në përmbajtjen televizive. Këshilli shqiptoi vetëm dy vërejtje dhe dy tërheqje të vërejtjes. Janë bërë vërejtje për RTV Panon nga Subotica – për shkak të ndërrimit të pronësisë pa pëlqimin e Trupit rregullator dhe TV Happy kombëtare – për shkak të dhunës të bërë me regji në rialiti programin.

I është bërë vërejtje TV Melosit nga Kraleva – për shkak se trupit rregullator nuk i ka dërguar xhirim të programit të vet. Ndërkaq, televizionit Pink i është bërë vërejtje për shkak se në programin e mëngjesit udhëheqësi Predrag Sarapa ka pasur incident mizogjen në të cilin ish striptizeta ka reklamuar mjete ndihmëse seksuale (Danas online, 15. mars 2018.).

Gjithsesi numri i shkeljeve në mënyrë shtesë është rritur kur në ato paraqitje që vijnë nga “jashtë” do tu shtoheshin edhe ato që vijnë nga “brenda”. Shërbimi profesional 24 orë e mbikëqyr programin dhe ka obligim që t’ia paraqesë shkeljen Këshillit, ti propozojë masë e cila shqiptohet, por fjalën e fundit e ka Këshilli.

Komisioni Evropian në raportet e veta vjetore për përafrimin e Serbisë ndaj standardeve të UE rregullisht merret me trupin rregullator serb. Ashtu në raportin më të ri konstatohet se Këshilli i trupit rregullator nuk arrin që në mënyrë efikase ta kontrollojë dhe ti ndëshkojë mediet të cilat nuk i përmbushin obligimet në pikëpamje të përmbajtjes programore. Vërejtje e rregullt është edhe ajo që Këshilli funksionon me numër më të vogël të anëtarëve të  përshkruar – gjashtë, në vend të nëntë anëtarëve (Kuvendi i Serbisë me këmbëngulësi nuk i zgjedh tre anëtarët e tjerë).

Integriteti personal

Por kush është gjashtëshja e cila e përbën Këshillin?

Dihet fakti se ata janë zgjedhur në mandatin e Aleksandar Vuçiqit dhe të Partisë përparimtare serbe dhe se opinioni nuk i njeh aq shumë. Në publik më së shumti paraqitet Olivera Zekiq, e cila thirret në parimin e pavarësisë ndërsa në mënyrë luftarake e mbron tërë atë që sot është trupi rregullator.

Për Pinkun e dimë se që nga themelimi në vitin 1994 hyn në radhët e televizioneve që e duan pushtetin. Pronari i saj në asnjë moment nuk bënte çdo gjë që në mënyrë aktive, personalisht ti ndihmojë partisë në pushtet dhe si një funksionar i lartë i të majtës jugosllave, partisë së Mirjana Markoviqit, bashkëshortes së presidentit të dikurshëm të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviqir. Ashtu vepron edhe sot e kësaj dite. Aty nuk ka asgjë të re.

Por për lexuesit e re do të mund të ishte ajo se dispozitat i obligojnë anëtarët e Këshillit për të pasur integritet. Kodi i sjelljes i anëtarëve të Këshillit të trupit rregullator ekziston diç më pak se dy vite dhe e ka fuqinë e aktit nënligjor. Thotë se anëtarët e Këshillit janë të obliguar për të pasur integritet “sjellje të ndershme dhe të drejtë” për “ta ruajtur dhe nxitur” besimin e publikut në paanësi dhe efikasitet të trupit rregullator.

Hidhërimi i pronarit të Pinkut në autoritetet e Kroacisë të cilët ja konfiskuan jahtin në një periudhë paraprake mund të shihej jo vetëm në Pinkun e Serbisë, por edhe në programin televiziv të cilin ai atëherë e kishte në Slloveni. Edhe atje edhe këtu shfrytëzimi i medies për qërim-hesape personale nuk u ndëshkua. Mirëpo, shembulli më i ri i keqpërdorimit të programit televiziv është i trishtueshëm për shkak se i biri i pronarit të Pinkut në studio e kishte avokatin i cili e mbron, por nuk ishte askush që ta mbrojë interesin e vajzës e cila e kishte pësuar.

Trupi rregullator nuk do të reagojë në këtë rast, përveç se nën presionin e opinionit, kjo është e dukshme. Ajo konkretisht do të thotë se ai do të detyrohet të vendos vetëm nëse individ, organizatë joqeveritare, organ i pushtetit dhe ngjashëm do ti dërgojnë paraqitje në afat prej 30 ditë nga emetimi i përmbajtjes kontestuese. Ky afat në këtë rast skadon më 1 gusht të vitit 2019.

Shkruan: Dragan Bjelica
Burimi: ResPublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button