SHBA-të e ratifikuan Protokollin e RMV-së për NATO-n, mbeten edhe shtatë shtete

Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO, me çka numri i shteteve ratifikuese arrin në 22, transmeton Portalb.mk.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov derisa ndau fotografi nga takimi i sotëm me ndihmës-sekretarin shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në RMV.

“Vizita juaj po ndodh në një kohë të rëndësishme, dhe një ditë pas ratifikimit të mbrëmshëm të Protokollit për anëtarësim të shtetit tonë në NATO nga Komiteti i Punëve të Jashtme i Senatit amerikan”, shkroi Dimitrov.

Me SHBA-të, numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin e RMV-së për NATO-n arrin në 22. Kanë mbetur edhe shatë shtete që ta ratifikojnë, dhe me këtë të hapet rruga e anëtarësimit të plotfuqishëm të RMV-së në NATO.

Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button