Tetovë, MPB: Ish shoferi i Hazbi Likës është vetëvrarë

SPB Tetovë ka dhënë informata shtesë për trupin e pajetë të një 57-vjeçarit, i cili u gjend i vdekur sot në veturën e tij në Tetovë.

57-vjeçari nga Tetova F.T. është gjetur i vdekur në veturën e tij ku ka pasur plagë nga arma e zjarrit, që është gjetur nga djali i tij në kryqëzimin e rrugës “Kiro Ristovski” dhe “Andrea Sojanoviq”, në Tetovë.

“Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes nga pjesëtarët e SPB Tetovë me çka është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje të personit F.T. (57). Vetëvrasja është konfirmuar edhe nga prokurori publik”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi i ish zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në Komunën e Tetovës.

Nga familjarët dhe Komuna e Tetovës, për Alsat M bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button