Fondacioni “Metamorfozis”: Aplikacionit “TVSH-ja ime” i mungon politika e privatësisë

Në aplikacionin mobil “TVSH-ja ime” mungon politika e privatësisë, e cila në mënyrë të lehtë dhe të qartë i sqaron masat të cilat Drejtoria për të Ardhura Publike i ndërmerr për sigurim të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, të cilat përpunohen me shfrytëzimin e aplikacionit, thonë nga Fondacioni për shoqëri dhe internet “Metamorfozis”,  i cili e ka analizuar aspektin e informimit të qytetarëve për përpunim të të dhënave personale të aplikacionit “TVSH-ja ime”.

Aplikacioni celular “TVSH-ja ime” është në dispozicion në Google Play Store dhe App Store, ndërsa para instalimit, qytetarët mund të informohen për specifikimet teknike, mënyrën e skenimit të llogarive dhe për përgjigjet në pyetjet e parashtruara shpesh.

Fondacioni Metamorfozis

Në pajtim me Rregullativën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (General Data Protection Regulation – GDPR), organi kontrollues, gjegjësisht Drejtoria e të Ardhurave Publike duhet të ndërmarrë masa adekuate për të siguruar informata për qytetarët që janë koncize, transparente dhe në të cilat qytetarët mund të arrijnë lehtë në lidhje me atë se:

– Cilat janë qëllimet dhe baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale dhe a ka mundësi në të ardhmen të dhënat të përpunohen për qëllime të tjera, përveç për përdorimin e aplikacionit celular “MOJ DDV”.

– A do t’u zbulohen të dhënat personale përdoruesve të tjerë jashtë Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
– Cilat janë afatet për ruajtjen e të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike?
– Si munden qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për korrigjim dhe fshirje të të dhënave personale që i kanë dhënë për qëllimet e përdorimit të aplikacionit celular “TVSH-ja ime”.

“Konfuzion shtesë për qytetarët që duan të informohen për të drejtën e tyre për privatësi është edhe prezantimi i Politikës së përdorimit të UJP.GOV.MK nga viti 2017, si një dokument që e rregullon mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të aplikacionit celular “TVSH-ja ime”. Kjo Poliikë nuk mund të trajtohet si një politikë e privatësisë për përdoruesit e aplikacionit celular “TVSH-ja ime”, sepse qëllimi për të cilin përpunohen të dhënat gjatë përdorimit të aplikacionit, sasia e të dhënave që përpunohen, nuk përputhet me qëllimet dhe sasinë e të dhënave për përdorimin e UJP.GOV.MK”, thonë nga “Metamorfozis”.

Fondacioni “Metamorfozis” përmes programit “Të drejtat e njeriut në internet” fokusohet në mbrojtjen e privatësisë duke i forcuar kapacitetet dhe njohuritë e qytetarëve dhe të institucioneve për shoqërinë digjitale dhe promovon “qasje për të gjithë” përmes përdorimit inovativ dhe shpërndarjes së njohurive si dhe përdorimit etik të teknologjive të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button