RMV, mund të merrni dëmshpërblim prej 250 deri në 600 euro nëse fluturimi vonohet më shumë se tre orë

Vonesa e konsiderueshme e fluturimit ose anulimi, refuzimi për të hipur në aeroplan, akomodimi në klasë më të ulët. Këto janë shumica e kërkesave për mbrojtjen e të drejtave të udhëtarëve të paraqitur në Agjencinë e Aviacionit Civil, transmeton Portalb.mk.

Nga fillimi i këtij viti, AAC-ja ka pranuar 12 kërkesa për mbrojtjen e të drejtave të udhëtarëve, 5 nga të cilat tashmë janë përfunduar,  ndërsa shtatë të tjerat janë në proces të zgjidhjes. Në dy vitet e kaluara ka pasur 42 kërkesa të tilla të drejtuara Agjencisë, e cila ka zgjidhur 39 lëndë. Tre raste janë në fazë të korrespondencës me institucionet relevante për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme, në interes të publikut që udhëton, thonë nga AAC për MIA.

Siç shpjegojnë, ankesa paraqitet së pari në kompaninë ajrore që ka operuar me fluturimin përkatës, për çka përdoret një formular që mund të gjendet në ueb-faqen e AAC-së. Nëse, brenda gjashtë javësh, nuk marrin përgjigje ose janë të pakënaqur me përgjigjen, ata drejtohen për ndihmë juridike në AAC, me ç’rast duhet të dorëzojnë formularin që ia kanë dërguar kompanisë ajrore ose një kopje të formularit.

Legjislacioni vendor është në përputhje me rregulloret evropiane në këtë fushë. Sipas tyre, pasagjerëve iu kompensohet dëmshpërblim nga 250 në 600 euro, nëse kompania ajrore e shtyn fluturimin për më shumë se tre orë, varësisht nga distanca e fluturimit. Për relacione deri në 1,500 kilometra, dëmi është 250 euro, deri në 3,500 kilometra dëmshpërblim është 350 euro, ndërsa mbi 3,500 kilometra 600 euro. Në rast se shtyhet fluturim që duhet të realizohet brenda natës, kompania ajrore duhet të ofrojë akomodim në hotel dhe transfer deri në hotel.

Rasti i fundit zyrtar me këtë problematikë, tek ne, është vonesa e fluturimit Shkup-Hurgada, kur në dhjetor turistë vendas e pritën aeroplanin rreth 10 orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

AAC atëherë informoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se udhëtarët mund të kërkojnë kompensim përkatës nëse ata konsiderojnë se të drejtat e tyre nuk janë respektuar. Nëse udhëtarët zgjedhin të veprojnë ashtu, ata së pari duhet të parashtrojnë kërkesë për të realizuar të drejtave të tyre të pasagjerëve tek operatori turistik, përkatësisht te agjencia turistike përmes së cilës organizimi është i organizuar aranzhimin ose te transportuesin ajror, thanë nga  AAC.

Në rast se udhëtarët nuk e marrin shërbimin, për marrëveshjen e lidhur, atëherë, ankesa dërgohet te Inspektorati shtetëror i tregut dhe siç thonë ata, paratë duhet t’i kthehen palës së dëmtuar brenda tre ditësh.

Sipas të dhënave të operatorit të aeroportit TAV Maqedoni, përmes Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dhe Apostulli Shën Pali, në Ohër, në gjashtë muajt e parë të vitit kanë udhëtuar 1.2 milionë (1,163,667) pasagjerë, që është rritje prej 12 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të dy aeroportet janë realizuar 9,792 fluturime, me paraqet rritje prej tetë për qind në nivel vjetor.

Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit i shërben 42 destinacione, prej të cilave 33 janë të buxhetit të ulët, që operohen nga 13 kompani ajrore, ndërsa aeroporti i Ohrit shërben 20 destinacione, prej të cilave tetë linja të rregullta gjatë gjithë vitit, por njëkohësisht edhe me kosto të ulët, që operohen nga 13 kompani ajrore.

Sipas pjesëmarrjes në trafikun e pasagjerëve, Stambolli (që të dy aeroportet – Stamboll dhe Sabiha Gokçen) është destinacioni më i frekuentuar në aeroportin e Shkupit destinacioni me pjesëmarrje prej 10.1 për qind të tregut, pasojnë Cyrihu (6.9 për qind), Bazeli (5.4 për qind) Vjena (5.4 për qind), Malme (4.3 për qind), Bratislava (3.4 për qind).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button