Ke një dasmë së shpejti? Si të humbasësh kile para një eventi

Sa herë ke ndonjë festë, event të rëndësishëm të një mikeshe, dasmë ose edhe një darkë speciale, me siguri të ka ndodhur të kesh menduar kilet e tepërta. Ke një plan për t’i hequr pak para festës në mënyrë që të dukesh më bukur? Është më ë e thjeshtë nga ҫ’e ke menduar, vetëm nëse respekton disa hapa, njofton Class.

Ajo që na ndodh të gjithëve është që besojmë se me pak kile do të dukemi më mirë me fustanin e preferuar. Ideja e parë që të vjen në kokë për këtë është që gjatë kësaj periudhe (deri në festë) është të mos hash shumë… Por ndodh që të përballesh me picat apo me ëmbëlsirat….

Ҫfarë duhet të bësh në të vërtetë nëse do që në një event të shkëlqesh? Fillo të ndjekësh hapat e mëposhtëm. Dietologu Philip Goglia, i familjes Kardashian, jep disa këshilla.

Pi sa më shumë ujë

“Pi shumë ujë, në ҫdo orë të ditës… ”  – tregon dietologu i Kardashians për Byrdie. “Përpiqu të pish 2 deri në 3 litra ujë në ditë. Kjo do të të ndihmojë shumë të jesh e hidratuar dhe të tretësh sa më shumë.”

Bëj një banjë me kripë

Kjo është një mënyrë mjaft e mirë. “Një natë para eventit, do t’ju sugjeroja një banjë me kripë. Në vaskën me ujë të ngrohtë, shto një filxhan kafe kripë dhe qëndro për 20 minuta. Shpëlaje trupin si normalisht dhe fli. Në mëngjes, do të ndihesh më e lehtë dhe më e relaksuar.

Bëj disa ushtrime kardio

Edhe nëse nuk je shumë e shumë e dhënë pas ushtrimeve dhe aktivitetit fizik, të paktën një herë në ditë do të të ndihmojë për të hequr disa kilogramë. “Bëj një orë në ditë ushtrime kardio, gjashtë ditë në javë — në intervale të ndryshme. Dhe, sigurisht, pi shumë ujë gjatë ushtrimeve. Mos harro UJE!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button