Australia e miratoi ligjin që parandalon riatdhesimin e ekstremistëve

Parlamenti i Australisë, të enjten, miratoi ligjin që i jep mundësi qeverisë të parandalojë për dy vite, kthimin në vend të ekstremistëve të dyshuar.

Disa ligjëvënës thanë se ligji është kundërkushtetues, transmeton REL.

Ligji do të hyjë në fuqi pas rreth dy javësh. Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton, tha se riatdhesimet do të shqyrtoheshin rast për rast, veçanërisht aty ku përfshihen fëmijët e vegjël.

Organizatat humanitare vlerësojnë se të paktën 50 gra dhe fëmijë australianë janë bllokuar në kampet e refugjatëve, pas humbjes së territorit të grupit ekstremist, të ashtuquajtur, Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme.

Sipas ligjit, çdo shtetas i dyshuar për ekstremizëm do të ndalohet përkohësisht të kthehet në Australi derisa të merren masat mbrojtëse përmes të ashtuquajturës “leje kthimi”, duke vendosur kushte për hyrjen dhe qëndrimin e personit në Australi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button