Kadia: Po ikin të rinjtë, po mbeten pleqtë
Eksperti i ekonomisë Besart Kadia ngriti shqetësimin në ‘Top Talk’ për faktin se sipas tij përqindja e moshës së tretë është rritur, përqindja e fëmijëve është përgjysmuar ndërsa barra kryesore e pagesës së sigurimeve dhe taksave i bie moshës që është aktive për punë, transmeton TopChannel.
Kadia ka një qajse tjetër në lidhje me investimet publike. Ai thotë se paratë publike keqpërdoren megjithëse ka projeksione për të tilla investime
“Shqipëria sfidën kryesore sot nuk e ka më tek rrugët, pavarësisht se jemi të prapambetur krahasuar me rajonin. Fakti është që ne nuk do jemi kurrë vend ndërlidhës me vendet e rajonit. Ne do ndërlidhemi vetëm me njëri-tjetrin. Por n.q.s ne bëjmë rrugë Tiranë-Kukës ndërkohë që Kukësi po përgjysmohet si qytet, nqs ne bëjmë rrugë Tiranë-Gjirokastër por Gjirokastra po përgjysmohet si qytet në 10 vitet e ardhshme, këtu ka diçka që nuk shkon me investimet publike. I keni parë edhe në lajme ku po mbyllen shkolla, ndërkohë që kemi projeksione që diçka e tillë do të ndodhë dhe i keqpërdorim paratë publike”, deklaron eksperti i ekonomisë, Besart Kadia.