Ministri grek: Kryeministri është i qartë, do ta shfrytëzojmë të drejtën e vetos ndaj RMV-së

“Ne themi se do të bëjmë gjithçka që t’i zbusim pasojat tragjike dhe shumë serioze nga kjo marrëveshje. Por, kjo marrëveshje nuk mund të shqyhet, kjo marrëveshje nuk mund të hidhet në shportë për mbeturina dhe për këtë përgjegjës janë personat konkretë të cilët e votuan këtë marrëveshje”, deklaroi Ministri i infrastrukturës dhe transportit në Greqi, Kostat Ahileas Karamanlis.

Karamanlis e përsërit pozicionin e Demokracisë së Re, në lidhje me armët e tyre për “zbutjen e pasojave negative të marrëveshjes”, duke e krahasuar e përmend premtimin parazgjedhor të SYRIZA-s që prej para katër viteve kur paralajmëronte se “me një ligj dhe një nen do t’i shqyejë memorandumet” dhe thotë se ata atë që e thonë si opozitë e thonë edhe tani.

“Çka thamë si opozitë? Se nuk duhet të kalojë, nuk duhet të votohet dhe i paralajmëruam edhe Qeverinë edhe popullin grek. Nga momenti kur kaloi, jemi të qartë, kjo marrëveshje as nuk ndryshohet, e as nuk mund të shqyhet me një ligj dhe një nen. Ne nuk jemi SYRIZA që të themi punë të cilat nuk kanë lidhje me realitetin. Ne sot themi se kemi shumë armë në dispozicion në argumentet tona negociuese. Së pari, në këtë moment fillojnë bisedimet për negociatat për anëtarësim të Shkupit në Bashkimin Evropian. Kryeministri Micotakis është i qartë dhe ka thënë se nuk do ta lëshojmë të drejtën e vetos që të fillojnë negociatat për anëtarësim. Mos harroni se për Shkupin, është e rëndësishme hyrja në Bashkimin Evropian”, tha ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë, Kostas Ahileas Karamanlis në intervistën për Skaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button