Ja 10 gabimet që i bëjnë femrat në fillim të lidhjes

Fillimi i çdo lidhje është i vështirë dhe me plot emocione. Nëse e keni gjetur personin me të cilin doni të jeni bashkë atëherë është mirë të mendoni se si duhet të silleni që ta forconi lidhjen tuaj më së miri.

Ekzistojnë disa gabime që femrat i bëjnë shpesh dhe të cilat mund të jenë fatale për lidhjen.

Lexoni cilat janë ato dhe gjeni mënyrën për t’iu shmangur.

 1.Paraqiteni para tij si person tjetër. Nëse përballë teje është personi me të cilin dëshironi të jeni bashkë, atëherë nuk duhet të fshihni se çfarë personi jeni. Nëse keni dëshirë të hani një hamburger të madh me shumë pomfrit atëherë mos porosisni sallatë sezonale vetëm për shkak se keni lexuar që ajo ia bën me dije një mashkulli që ju kujdeseni për linjën e trupit. Nëse nuk jeni adhuruese e filmave të zhanrit fantastik më mirë thojani atë qysh në takimin e parë, para se ai të ju ftojë të shkoni në kinema për të parë një film të tillë, ku ju do vdisni nga mërzia.

2.Nuk e kontrolloni sasinë e alkoolit. Me të vërtetë 2-3 gota do t‘ju relaksojnë dhe ju mund të bisedoni më lirë. Por nëse e teproni mund ta humbni mënyrën e mirë e të shprehurit dhe disa veti të mira tuajat dhe do të lini një përshtypje të gabuar. Disa meshkuj dinë edhe ta keqpërdorin atë. Prandaj kontrollojeni sasinë e alkoolit të cilin e konsumoni.

3.E harroni shoqërinë, hobin dhe interesat tuaja. Asnjëherë mos u bëni nga ato femra që sapo të fillojnë një lidhje harrojnë që më parë kanë pasur një jetë tjetër. Lidhja nuk duhet përnjëherë t’u bëhet prioritet. Nëse tregoni që keni jetën tuaj të cilën e doni atëherë për të do të jeni person më interesant.

Lëreni atë që të luftoj të zë vend në jetë tuaj, e jo ju të filloni një jetë të re ku në qendër do të jetë ai.

4.Shumë herët ia tregoni ndjenjat dhe e detyroni që të lidhet.  Mos kërkoni pas disa takimeve ti përdorni fjalët ‘’Te Dua’’.  E para është periudhë shumë e shkurtë që të ju  zhvillohen ato ndjenja (me siguri ende nuk jeni  njoftuar mirë) dhe e dyta ajo shprehje do ta frikojë atë. Më e keqja është që ai t’iu përgjigjet me ‘’Edhe Unë Ty’’. Assesi mos e detyroni që ai pa dëshirë ti thotë ato fjalë. Lëreni lidhjen të zhvillohet ngadalë.

5.Bëheni hija e tij. Femrat lidhen më shpejt se meshkujt. Keni kujdes që ajo lidhje mos të teprohet. Ka femra  të cilat vazhdimisht kanë dëshirë të dinë se ku është partneri, çka po bën për momentin ose  janë tërë kohën bashkë me të.

Ajo pasiguri e juaja te partneri mund të krijojë ndjenja negative por edhe largim.

6.Shpesh thoni ‘’PO’’. Ju tani më keni bërë plane që të dilni me shoqëri dhe ai ju lajmërohet dhe ju thërret të shkoni në darkë. Ju menjëherë i thoni po dhe e anuloni takimin me shoqëri.

Ju paraqitet në 21:45 dhe ju tregon që në ora 22 ka lënë takim më shokë dhe dëshiron që ju ti bashkëngjitet.

Nëse po ju duket e njohur kjo frazë – atëherë ju  bëni njërin nga gabimet më të shpeshta të femrave. Askush nuk po thotë të luani lojë dhe kur jeni e lirë ti thoni  jo nuk kam kohë vetëm  që të mendoi që  nuk mundet aq lehtë t’iu fitoj. Por është e rëndësishme që ndonjëherë ti thoni ‘’JO’’ që t’ia bëni me dije që nuk jeni e kurdisur me një pullë. Ai duhet të luftoj pak për ju e jo gjithmonë ju për të.

7.E arsyetoni sjelljen e tij të keqe. E vëreni që deri sa është me ju ia ngul  sytë një femre tjetër dhe ju thoni ‘’ ka qenë i dehur’’. Sillet ashpër me ju dhe ju thoni  ‘’Ka pasur mjaft probleme në punë- është nervoz.” Përderisa i arsyetoni të gjitha sjelljet e tij nuk do të jeni në gjendje ta pranoni se partneri juaj ka mangësi të cilat do t’iu  pengojnë shumë në të ardhmen.
Harrojeni justifikimin dhe çmojeni realitetin pa e arsyetuar.

8.Besoni që me kalimin e kohës do ta ndryshoni. Ekziston një fjalë e urtë: ‘’ E vetmja periudhë kur mund të ndryshohet një mashkull është kur ai është foshnje’’
Ajo është shumë e vërtetë. Njerëzit e rritur ndryshojnë vështirë. Nëse në fillim të lidhjes suaj ai ka shprehi të cilat nuk ju pëlqejnë atëherë më mirë është ti ftohni ndjenjat që të mos mbaroni  me zemër të thyer.

9.Prisni që ai ti lexoi mendimet tuaja. Meshkujt nuk dinë aq mirë ti lexojnë shenjat e trupit tuaj, ashtu si dinë të bëjnë femrat. Mos kërkoni që ai ta dijë që ju po e pëlqeni vetëm nëse e shikoni në sy apo që po kërkoni tu afrohet vetëm për shkak se e keni prekur në dorë.

10.Shumë herët keni marrëdhënie seksuale. Meshkujt e adhurojnë seksin, dhe bëjnë çmos për ta fituar. Por ajo nuk do të thotë që ata presin se ju do të pranoni menjëherë. Paksa do të jetë vështirë që një mashkull dëshiron lidhje serioze me
ndonjë  femër e cila në takimin e parë shtrihet në krevat me të. Jepni vetit mundësinë që të njoftoheni më mirë./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button