Babai shqiptar vrau vajzën për një arsye të pabesueshme (FOTO)

Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, po mbahet i arrestuar nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë. Babai 49-vjeçar ishte pranë saj, brenda në makinë, i lyer me gjak dhe me plagë të lehta në bark. Policisë iu desh të thyente xhamin e makinës që t’i nxirrte të dy, transmeton Revista Class.

Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to. Vajza njihej si studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore, dhe tepër ambicioze, me nota maksimale.

Policia australiane nxori një deklaratë ku shprehej se ndaj autorit është ngritur një akuzë për vrasje. Ai është ende duke u trajtuar në spital nën mbikëqyrjen e policisë pasi ka plagë thike në bark. Të premten do të ketë një seancë paraprake gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button