Pakistani në vitin 2022 do të dërgojë astronautin e parë në hapësirë

Pakistani në vitin 2022 do të dërgojë njeriun e parë në hapësirë, transmeton Anadolu Agency.

“Krenar të njoftojmë se procesi i përzgjedhjes për pakistanezin e parë që do të dërgohet në hapësirë do të fillojë nga shkurti i vitit 2020”, deklaroi sot ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Fawad Chaudhry.

“Pesëdhjetë njerëz do të jenë në listën e ngushtë, lista do të zbresë në 25 dhe në vitin 2022, do të dërgojmë njeriun tonë të parë në hapësirë”, tha Chaudhry në një postim në Twitter duke shtuar se: “Ky do të jetë eventi më i madh i hapësirës në historinë tonë”.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi India fqinje dërgoi një mision pa ekuipazh në anën e largët të Hënës. India planifikon të dërgojë anijen e saj të parë në vitin 2022.

Duke cituar ministrin pakistanez Chaudhry, transmetuesi lokal Dawn News njoftoi se Forca Ajrore e Pakistanit, të cilës i është caktuar detyra përzgjedhëse do të trajnojë 10 pilotë pas procesit përfundimtar të përzgjedhjes. Prej tyre një do të dërgohet në hapësirë.

Një strukturë kineze do të përdoret për të dërguar astronautin e parë të vendit në hapësirë, sipas një marrëveshjeje tashmë ekzistuese, shtoi ai.

Pakistani, në korrik të vitit të kaluar, dërgoi dy satelitë në hapësirë nga një impiant nisjeje në Kinë, partneri më i madh ushtarak dhe tregtar i Islamabadit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button