SHGM-ja ka vërejtje për Planin e Qeverisë kundër dezinformatave

Ndaj Planit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me të cilit parashihet luftimi i dezinformatave, ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), me çka kanë kërkuar së “për të përjashtuar dyshimet e shpërdorimit të obligimit të Qeverisë dhe për të garantuar lirinë e shprehjes, është mirë që procesi i konsultimeve mbi këto tema të jetë maksimalisht përfshirës dhe transparent që nga fillimi”, transmeton Portalb.mk.

Nga atje kanë vlerësuar se etikën gazetareske të gazetarëve dhe mediave mund ta vlerësojë komuniteti gazetaresk, e jo Qeveria.

“Qeveria duhet të dijë se përcaktimi i standardeve profesionale dhe vlerësimi rreth asaj nëse një gazetar apo medium është etik mund të bëhet vetëm nga komuniteti gazetaresk dhe nga publiku e jo nga institucioni qeveritar apo çfarëdo grupi pune në kuadër të Qeverisë”, thuhet në reagimin e SHGM-së, me çka shtuan se sa i përket përmbajtjes së Projekt-planit, ata e “inkurajojmë gjestin për të bërë përpjekje për mekanizëm mbrojtës brenda institucioneve nëpërmjet krijimit të protokolleve dhe trajnimit për nëpunësit shtetërorë”.

SHGM-ja gjithashtu vlerësojnë të pathënat deri në fund të masave, mund të kuptohet si përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes.

“Nga ana tjetër, me shqetësim kemi ndjekur disa nga masat proaktive, veçanërisht ato që implikojnë në fushata të paguara në mediat private, njoftimin e bashkë-rregullimit, vendosjen e kritereve të akreditimit të mediumeve që do të kenë të drejtën për të ndjekur ngjarjet qeveritare në përputhje me standardet e profesionit të gazetarisë, si dhe formimin e një grupi veprimi për luftën e dezinformatave me përbërje dhe rol problematik. Të pathënat deri në fund të këtyre propozim-masave mund të interpretohen si përpjekje për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe me këtë t’i shkaktohet dëm sektorit mediatik edhe ashtu të brishtë në vendin tonë”, thanë nga SHGM-ja.

Ata kanë rekomanduar që si bazë e për luftim të dezinformatave, të merret plani i Komisionit Evropian, dhe t’i jepet të njëjtit kontekst lokal nëpërmjet gazetarëve dhe mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button