Protesta për “bombat” e “El Çekës”: Filloi me grindje, përfundoi me valle (FOTO+VIDEO)

Disa qindra qytetarë, me pankarta në duar, nën udhëheqjen e familjarëve të publikuesit të “bombave”, apo i njohur në opinion si “El Çeka”, sot marshuan prej Sheshit Skënderbeu, deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar drejtësi për shqiptarët dhe rastet e montuara politike. Megjithëse protesta filloi me grindje ndaj vëllait të “El Çekës”- Blerim Ahmedit, ajo përfundoi me valle, njofton Portalb.mk

“UÇK, UÇK”, “Ali  tradhtari”, “Poshtë qeveria”, ishin disa prej thirrjeve të protestuesve, dhe mbishkrimeve të pankartave të qytetarëve.

Fjalimet nga protesta, ndiqni në videon e mëposhtme:

Në protestë ishin prezent, përfaqësues të shoqatave patriotike shqiptare, ish luftëtarë të UÇK-së, por edhe familjarë të rastit “Monstra”, “Alfa”, e rasteve tjera, që llogariten si të montuara nga sistemi gjyqësor i RMV-së.

Para fillimit të protestës, vëllai i El Çekës u ankua se është sulmuar fizikisht nga funksionari i BDI-së, Ismet Guri.

Përndryshe kjo është protesta e tretë kundër siç e quajnë ata, “Klanit të Zajazit”, vend nga ku vjen lideri i partisë politike në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)Ali Ahmeti, i cili me bashkëpartiakët e tij dëgjohet të bisedohet në “bombat” e publikuara nga “El Çeka”.

Protesta u nxit nga vetë ai, ndërkaq organizohet nga vëllai i tij dhe disa lëvizje shqiptare në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe diasporë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button