“Vetingu” në RMV, BE për Portalb: Në raportin e Komisionit ka udhëzime të qarta për gjyqësorin

BE-ja kërkon që Maqedonia e Veriut t’i zbatojë reformat në gjyqësor, ndërkaq “vetingu” i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është i domosdoshëm, pasi që ata kanë dhënë rekomandimet janë të qarta në raportin e Komisionit, në pjesën për gjyqësorin, njofton Portalb.mk.

“Në raportin për vitin 2019-të, Komisioni Evropian ka bërë rekomandime të qarta dhe të pastra për mënyrën e përmirësimit të funksionimit të gjyqësorit dhe përforcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke shfrytëzuar institucionet dhe mekanizmat ekzistues. Autoritetet inkurajohen të përqendrohen në zbatimin e këtyre rekomandimeve dhe Grupit të Ekspertëve të Lartë për Sundimin Sistematik të Ligjit. BE-ja nuk ka ftuar posaçërisht për “veting” (verifikim) të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Maqedoninë e Veriut”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Alceo Smerilli.

Nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, në lidhje me procesin e “vetingut”, apo verifikimit të gjykatësve dhe prokurorëve në Maqedoninë e Veriut thonë se nëse Qeveria vendos që ta miratojë këtë qasje, duke i marrë parasysh pikëpamjet e palëve kyçe, dhe nëse kërkohet prej tyre, munden të sigurojnë ekspertiza dhe informata të nevojshme.

“Si miq dhe mbështetës të gjatë të aspiratave Euro-Atlantike të Maqedonisë së Veriut, mbështesim profesionalitet dhe drejtësi të paanshme. Kjo është e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe është kusht kyç për BE-në”, thonë për Portalb.mk, nga Ambasada e Britanisë.

“Vetingu”, është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button