BDI-ja do të propozojë dy ndryshime në Ligjin për Prokurori Publike, ja cilat janë

Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të propozojë dy ndryshime të Ligjit për Prokurori Publike, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, njëherë edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet do të jenë:

  • Harmonizim i Ligjit të Prokurorisë Publike me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe
  • Përzgjedhja e kuadrit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë (Prokuroria Speciale Publike në shkrirje) të bëhet nëpërmjet votimit të “badenterit” në Kuvendin e RMV-së.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani
Bujar Osmani

“BDI mbështet iniciativën për formim të Prokurorisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, sepse duhet të ketë institucion që do të merret me korrupsion të lartë dhe se tjetra është se duhet të vazhdohet ajo që qe nisur nga PSP-ja. Pjesa tjetra është çështje kompromisi. Ne si BDI e kemi miratuar këtë ligj, duke u bazuar në këto dy postulate. Por për shkak të afateve, ne e lëshuam në atë formë Ligjin nga Qeveria, por e lamë të hapur mundësinë, që ose deputetët e BDI-së, ose në ditët në vijim, ose nëse e vlerësojmë se Ligji është më praktike të sillet në Qeveri që të shtohen edhe dy përcaktime. Një është çështja e harmonizimit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe e dyta është çështja e badenterit në përzgjedhjen e kuadrit të kësaj prokurorie”, tha Osmani.

Përndryshe, përzgjedhja e kuadrit të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë nëpërmjet badenterit është një vendim ndryshe nga propozim – ligji që u publikua nga kryeministri Zoran Zaev. Ai parashihte që pjesëtarët e kësaj Prokurorie të përzgjidhen nga Këshilli i Prokurorëve.

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button